Marrëveshja është arritur: Rangnick te Milani, zbulohet pozita e gjermanit në klub

Mediat italiane mbrëmë kanë raportuar se Milan dhe Ralf Rangnick kanë arritur marrëveshje.

Rosonerët kanë qenë në bisedime me strategun gjerman për një kohë të gjatë dhe sipas raportimeve tani është definuar pozita e Rangnick në San Siro.

Rangick do ta drejtojë skuadrën, politikën e transferimeve dhe stafin mjekësor të Milanit.

Gazidis thuhet se ka njoftuar Maldinin dhe se i ka ofruar italianit pozitën e ambasadorit.

Mirëpo Maldini thuhet se ka refuzuar ofertën e Gazidis dhe se do të largohet nga Milani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here