Është folur shumë për afrimet: Ja kush do të largohet nga Milani me ardhjen e Rangnick

Ralf Rangnick pritet ta marrë drejtimin e Milanit pas përfundimit të sezonit dhe ti rikthejë Rosonerët në majat e futbollit europian.

Për një kohë të gjatë është spekuluar për afrimet që Rangnick do të bëjë te Milani, mirëpo Calciomercato.com, ka zbuluar sot emrat që do të largohen  nga San Siro me ardhjen e strategut gjerman.

I pari që do të largohet është natyrisht Stefano Pioli. Italiani e ka kthyer Milanin në rrugën e duhur duke marrë katër fitore dhe një barazim pas rifillimit të Serie A. Megjithatë Pioli nuk bën pjesë në planet afatgjate të Milanit.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara gjithashtu do të largohen nga San Siro, pasiqë Rangnick do ta drejtojë edhe politikën e transferimeve.

Nga futbollistët do të largohet Zlatan Ibrahimovic dhe Bonaventura.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here