Leipzig ja huq transferimit të Rashicës!

RB Leipzig po rrezikon shumë për të mos arritur një marrëveshje me sulmuesin anësor të Werder Bremen, Milot Rashica, raporton Bild.

Skuadra gjermane tentoi transferimin e 24 vjeçarit për një shifër prej 15 milionë eurosh mirëpo skuadra e tij aktuale për ta lënë të lirë kosovarin kërkon 25 milionë euro.

Leipzig dëshiron transferimin e Rashicës për të zëvëndësuar Timo Werner mirëpo e ka të pamundur ta paguajë çmimin e kërkuar, me Milanin dhe Napolin që po e shikojnë nga afër këtë situatë të krijuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here