Traore transferohet në Serie A!

Futbollisti i shumë kërkuar i Wolves, Adama Traore duket se këtë verë mund të transferohet tek Juventus duket lënë anash kështu interesimin e Manchester City.

Në rast të dështimit të Wolves për tu kualifikuar në Champions League atëherë futbollisti do të largohet nga kjo skuadër.

Kjo gjë ka alarmuar Juventusin e cila ka filluar menjëherë interesimin për ish futbollistin e Barcelonës.

24 vjeçari ka qenë një senzacion këtë sezon duke shënuar 4 gola dhe asistuar 9 herë.

Tek sulmi i Juventusit Traore do të sillte një frymëmarrje të re pasi të gjithë sulmuesit e Juves janë prej 29 vjeç e më të vjetër

Traore pritet ti kushtojë Juventusit hiç më pak se 90 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here