Ben Godfrey në Serie A!

Talenti i skuadrës angleze të Norwich City këtë verë mund të transferohet në Serie A pasi të interesuara për të janë skuadrat e Milan dhe Romës.

Sipas Calciomercato.it, të dy klubet kanë biseduar me përfaqësuesit e 22 vjeçarit për mundësitë e transferimit në Itali.

Edhe pse Norwich e vlerëson atë me një shifër prej 50 milionë eurove, një transferim mund të ndodhë edhe për shifrën e 28 milionë eurove.

Godfrey këtë sezon ka zhvilluar 26 ndeshje me Norwich City, sezon ky që pritet të jetë i fundit tek kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here