Bisedimet kanë filluar: Milan transferon mbrojtësin e Barcelonës

Milan dhe Barcelona janë në bisedime për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Emerson, raporton gazetari i njohur italian Nicolo Schira.

Rosonerët nuk janë të kënaqur aspak me paraqitjet e Davide Calabrias dhe Andrea Contit.

Milan ka kthyer vëmendjen kah talenti i Barcelonës i huazuar te Betis. Nicolo Schira në Twitterit e tij ka shkruajtur se Rosonerët janë në bisedime me Barcelonën për transferimin  e Emerson.

21-vjeçari ka luajtur 31 ndeshje me Betisin këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola. Barcelona mund ta riblejë kartonin e tij për 6 milionë euro, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here