Chelsea nxjerrë në shitje Jorginhon!

Skuadra londineze e Chelseas ka vendosur që ta nxjerrë në shitje futbollistin e saj Jorginho pasi nuk është më në planet e Frank Lampard.

Londinezët janë të vetëdijshëm që lojtari nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale në Stamford Bridge.

Qysh prej rifillimit të ndeshjeve ai ka zhvilluar vetëm 15 minuta lojë për Blutë.

Juventus është shprehur e gatshme për transferimin e tij mirëpo londinezët mund të kërkojnë ndonjë shifër të lartë pasi lojtari u ble për 57 milionë euro nga skuadra e Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here