Milani madh po kthehet: Rangnick me 160 milionë euro do të transferojë 5 yje te Milani

Pronarët e Milanit Elliott Management Corporation janë të gatshëlm që ti ofrojnë Rangnickut një buxhet të lartë për merkaton e verës. 

Milano Finanza, shkruan se Elliott nuk e ka ndërmend ta shesë Milanin dhe se koroporata amerikane deri më tani ka investuar 650 milionë euro.

Elliott i ka ofruar Rangnickut 5 milionë euro në sezon dhe një buxhet për merkato prej 120-160 milionë eurove.

Corriere della Sera, shkruan se në San Siro do të kemi një revolucion këtë verë.

Luka Jovic, Dusan Vlahovic, Sandro Tonali, Milot Rashica dhe Dominik Szoboszlai janë lojtarët që Rangnick i dëshiron në skuadër për ta rikthyer Milanin në majat e futbollit europian.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here