Ndërhyrje kirurgjikale në merkato, me 30 milion Inter transferon dy yjet e Premier League!

Chelsea mësohet se ka refuzuar ofertën 20 milionësh për Emerson Palmierin dhe tani Inter po mendon të shtojë edhe 10 milionë të tjera për të transferuar edhe Olivier Giroud.

Emerson është opsioni i parë për Conten për anën e majtë të mbrojtjes mirëpo një transferim i tillë nuk pritet të ndodhë lehtë pasi Chelsea për ta lënë atë të lirë po kërkon 30 milionë euro.

Mirëpo për 30 milionë Inter po kërkon edhe transferimin e Olivier Giroud.

33 vjeçari përkundër faktit që ka nënshkruar një kontratë të re në Stamford Bridge pritet të largohet për shkak të ardhjes së Timo Werner nga RB Leipzig.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here