E fundit: Milan transferon mbrojtësin e talentuar të Premier League!

AC Milan e ka bërë mbrojtësin e skuadrës së Norwich City, Ben Godfrey një objektiv për këtë verë dhe pritet ta transferojë atë me një çmim më të ulët, thuhet në një raport të mediave italiane.

CalcioMercato.it raporton se përveç Milanit e interesuar për shërbimet e mbrojtësit është edhe skuadra tjetër italiane, Roma.

Mbrojtësi i Norwich vlerësohet rreth 50 milionë euro mirëpo përkundër interesimit të RB Leipzig dhe Borussia Dortmund një transferim tek Milani mund të ndodhë për çmimin e 28 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here