PSG ka prioritet yllin e Milan!

Paris Saint Germain po e konsideron mesfushorin e Milan, Ismael Bennacer njërin prej objektivave kryesorë të kësaj merkato verore, raporton mediat në Francë.

Interesi për të nuk është ndalur asnjëherë dhe tani tani ndjekja po vazhdon për ta bërë atë për vete për sezonin e ardhshëm.

22 vjeçari algjerian u transferua tek Milan nga Empoli në vitin 2019 për 16 milionë euro mirëpo tani çmimi i tij është rritur ndjeshëm.

Klauzola e tij është rreth 50 milionë euro mirëpo mendohet që kjo gjë do të hyjë në punë pas vitit 2021.

PSG e ka për ngut dhe nuk përjashtohet ndonjë ofertë e majme edhe pse Milan deri më tani ka refuzuar oferta prej 30 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here