Tottenham të habitur me kërkesat e Dier për kontratën e re!

Tottenham ka ndalur për momentin bisedimet për rinovimin e kontratës me Eric Dier pasi mbeti e habitur me kërkesat që kishte futbollisti 26 vjeçar, raporton Daily Mail.

Përfaqësuesi i kombëtares anglez i cili ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës me klubin londinez ka kërkuar dyfishimin e pagës së tij ku aktualisht paguhet 60,000 funta në javë.

Kjo ka qenë mesa duket e tepërt për klubin londinez e cila e ka të pamundur që në këtë kohë pandemie të sigurojë një pagë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here