Zyrtare: Inter bën ‘kurban’ yllin e saj!

Inter këtë verë pritet të shesë Milan Skriniar pasi ky i fundit ka hasur në probleme për tu përshtatur në formacionin me 3 mbrojtës të Antonio Contes, duke i hapur kështu rrugë Manchester City dhe Manchester United në merkato.

25 vjeçari sllovak u transferua nga Sampdoria për 34 milionë euro në 2017 dhe qysh prej atëherë çmimi i tij është ngritur shumë.

Më herët Inter mohonte çdo mundësi për shitjen e tij mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar tek Neroazzurët të cilët po mendojnë seriozisht shitjen e tij me dy gjigantët anglezë të gatshëm për shërbimet e sllovakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here