Fantastike, Rashica transferohet në Serie A!

Milot Rashica me shumë mundësi prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Werder Bremen pasi për të interesim kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha italiane, Milan dhe Napoli.

Rashica ka qenë një pikë referimi për skuadrën gjermane këtë sezon ku ka shënuar 11 gola dhe 8 asistime në 34 paraqitje të zhvilluara.

Milan dhe Napoli kanë shfaqur interesim për transferimin e 24 vjeçarit dhe vet drejtori sportiv i Werder ka pranuar se futbollisti i tyre pritet të largohet këtë verë.

Çmimi i këtij transferimi pritet të jetë rreth 30 milionë euro dhe më favorite në këtë garë duken Rossonerët e Milanit që pritet të transferojnë futbollistën e përfaqësueses së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here