Godin largohet nga Interi, por jo nga Serie A

Diego Godin është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Godin nuk ka arritur të përshtatet në skemën e Contes me tre mbrojtës dhe nuk bën pjesë në planet e Neroaxurëve për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo uruguaiani nuk do të largohet nga Italia. Sipas raportimeve të fundit, Fiorentina ka nisur bisedimet me agjentin e Godin dhe synojnë transferimin e tij.

34-vjeçari do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të sezonit dhe Commisso dëshiron të krijojë një super mbrojtje duke transferuar Godin-Silva dhe Vertonghen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here