Inter merr vendimin për Lautaron që Barca po e priste me muaj të tërë!

Inter ka marrë vendim për të ulur çmimin e sulmuesit të saj, Lautaro Martinez.

Ky lajm ka gëzuar shumë skuadrën e Barcelonës e cila po priste një kohë të gjatë që kjo gjë të ndodhte pasi synohet trasnferimi i argjentinasit gjatë kësaj vere.

Deri më tani klauzola ka qenë 111 milionë euro, shifër kjo e pamundur për Barcelonën ku tek Lautaro shohin zëvëndësuesin ideal të Luis Suarez.

Ky çmim tani pritet të ulet në 90 milionë euro, shifër kjo më e përballueshme ku në bisedime mund të përfshihet edhe ndonjë lojtar i Barcës për të ulur akoma më shumë çmimin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here