Inter në kaos, Manchester United transferon yllin e Neroazzurëve!

Manchester United po kërkon të shfrytëzojë situatën jo të favorshme që po kalon Interi për të siguruar shërbimet e Milan Skriniar.

Djajtë e Kuq po tentojnë transferimin e mbrojtësit sllovak pasi konkurenca për të është shumë e madhe.

Pos tyre në gare janë Manchester City, Real Madrid dhe Paris Saint Germain të cilat janë të gatshme për çmenduri në merkato për të siguruar shërbimet e tij.

Mësohet se United ka ofruar plot 64 milionë euro për Skriniar, ofertë kjo që akoma nuk është refuzuar nga Inter të cilat po shqyrtojnë këtë mundësi.

25 vjeçari sllovak po cilësohet njëri nga mbrojtësit më në formë viteve të fundit dhe kjo gjë ka bërë që United të ofrojë këtë shifër të çmendur për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here