Revolucion te Interi: Brozovic, Skriniar, Lautaro out – tre yje in

Interi ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe Antonio Conte ka piketuar disa lojtarë që i dëshiron në skuadër.

I pari në listën e Contes është David Alaba, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm. Austriaku është i gatshëm të largohet nga Bayerni pas 10 viteve në Allianz Arena.

Një tjetër opsion për krahun e majtë është Emerson Palmieri. Për vijën e mesfushës Inter do të synojë transferimin e Arturo Vidal, Kante ose Paul Pogba.

Për vijën e sulmit, Conte dëshiron Edin Dzekon ose Gabriel Jesus. Pra Conte dëshiron një përforcim për krahun e majtë, një mesfushor dhe një sulmues.

Për të arritur te Jesus, Inter është i hapur që Skriniar të përfshihet në operacion. Për të arritur te Pogba ose Kante, Neroaxurët janë të hapur që në operacion të përfshihet Brozovic.

Ndërsa paratë e arkëtuara nga shitja e Lautaros, Interi do t’i përdorë për blerjen e Alabas ose Palmierit.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here