Terry nuk do të largohet nga Aston Villa për Bristol Cityn!

Trajneri i Aston Villas, Dean Smith i ka hedhur poshtë zërat që thonë se John Terry do të largohet nga kjo skuadër për të drejtuar skuadrën e Bristol City.

Ish mbrojtësi i Chelseas u përmend si një nga emrat e mundshëm për tu bërë trajner i kësaj skuadra tani pasi vendi i punës është i lirë.

Por drejtuesit e Villas deklaruan që nuk ka asnjë mundësi që Terry do të largohet nga skuadra në një moment kur po luftojnë për të mbetur në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here