Tradhëtia e vitit: Ylli i Milanit transferohet te Juventusi?

E përditshmja spanjolle, TodoFichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se agjenti i Rafael Leaos, Jorge Mendes është në bisedime me Juventus, Atletico Madrid dhe Wolves për klientin e tij.

Leao ka shënuar tre gola për Rosonerët që nga rikthimi i Serie A dhe portugezi dëshiron të qëndrojë në San Siro, mirëpo nuk dihet ende nëse Rangnick e dëshirona të në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Prandaj agjenti i tij, Jorge Mendes, ka nisur bisedimet me Juventus, Wolves dhe Atletico Madrid për një transferim eventual.

Favorit nga këto skuadra është Juventusi, pasiqë Biankonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Mendes.

Leao është vetëm 21-vjeç dhe vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here