Negredo do të rikthehet në La Liga!

Skuadra e ngritur në La Liga, Cadiz ka bërë të ditur që ka nënshkruar një kontratë me Alvaro Negredon për sezonin e saj të parë në La Liga.

Presidenti i klubit, Manolo Vizcaino, raportoi që Negredo do të luajë për skuadrën e tij gjatë sezonit të ardhshëm në një intervistë të dhënë për El Partidazo de Cope.

Negredo, 34 vjeçar, deri më tani ishte duke luajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe për skuadrën e Al-Nasr.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here