PSG kërkon transferimin e yllit të Romës!

Paris Saint Germain po kërkon transferimin e lojtarit kryesor të Romës në mesfushë, Lorenzo Pellegrini.

24 vjeçari ka një klauzolë të largimit prej vetëm 30 milionë eurosh, shifër kjo që nuk përbën asnjë problm për kampionët e Ligue 1.

Por problemi qëndron tek vet lojtari i cili ka deklaruar që nuk dëshiron largimin nga klubi i tij i zemrës, por një ofertë e majme mund të bëj që gjërat të ndryshojnë në kampin e skuadrës italiane.

Përveç PSG, lojtarë është duke u kërkuar edhe nga gjigantët e Inter, Juventus dhe kampionëve gjerman të Bayern Munich.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here