E bujshme: Osimhen transferohet në Serie A për 81 milionë euro!

 Nigeriani ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Itali.

Siç raporton L’Equipe, Napoli dhe Lille kanë arritur marrëveshje për transferimin e Victor Osimhen.

Gennaro Gattuso e pëlqen shumë atë dhe Napoletanët do të paguajnë 81 milionë euro për kartonin e tij.

21-vjeçari ka shënuar 18 gola në 38 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe interesim për të kanë shfaqur shumë gjigant europian, mirëpo nigeriani ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në San Paolo.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here