Gati shkëmbimi spektakolarë: Chiesa bëhet Biankoner, katër futbollistët e Juventusit te Fiorentina!

Federico Chiesa është njëri nga objektivat kryesorë të Juventusit për merkaton e verës, por Biankonerët ende nuk kanë arritur të sigurojnë shërbimet e tij.

Fiorentina nuk dëshiron të heq dorë nga xhevahiri i tyre, mirëpo sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit për Chiesan në Firence.

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Biankonerët kanë gati super ofertën për Fiorentinën. Juventus është i gatshëm tia ofrojë Violës katër lojtarë për Chiesan.

Bëhet fjalë për Ruganin, Romeron, Perin dhe Pellegrini. Bisedimet mes dy klubeve kanë filluar dhe Paratici beson se Fiorentina do ta pranojë ofertën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here