Klopp dhe Guardiola në garë për yllin e Bayernit

City pas vendimit të CAS do të ketë të drejtë të luaj në Champions League sezonin e ardhshëm dhe Guardiola ka filluar ta planifikojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Manchester City i është bashkuar Liverpoolit në garën për yllin e Bayern Munich, Thiago Alcantara.

Spanjolli do të largohet nga Allianz Arena në fund të sezonit, ndërsa Guardiola e sheh atë si pasuesin ideal të David Silvas.

Në merkato na pret derbi mes Liverpoolit dhe Cityt për shërbimet e 29-vjeçarit.

Alcantara ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here