Skriniar bën gati valixhet, Inter ka gjetur pasuesin e sllovakut

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Interi ka gjetur pasuesin e Milan Skriniar.

Sllovaku është i lidhur me një transferim në Premier League dhe është raportuar se Interi është i gatshëm ta lërë të lirë për 60 milionë euro.

Tuttosport, shkruan se Neroaxurët kanë piketuar mbrojtësin e Torinos, Armando Izzo, si pasuesin ideal.

Marotta është i gatshëm tia ofrojë Torinos Gagliardinin ose Pinamontin si pjesë e marrëveshjes. Izzo ka luajtur 34 ndeshje me Torinon këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola.

28-vjeçari ka kontratë me Torizenët deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here