Gati shkëmbimi i vitit: Ylli i Interit në Old Trafford, ylli i United në Meazza

Inter është i gatshëm ta sakrifikojë Milan Skriniarin për yllin e United, Anthony Martial.

Djajtë e Kuq kërkojnë 76 milionë euro për lirimin e Martial, shifër të cilën Neroaxurët nuk janë të gatshëm ta paguajnë.

Por Marotta ka një ide të shkëlqyeshme dhe është i gatshëm tia ofrojë Unitedit kartonin e Milan Skriniar në këmbim të Martial.

Conte e pëlqen shumë Martiali dhe ia ka kërkuar drejtuesve për një kohë të gjatë transferimin e tij.

Martial ka kontratë me United deri në vitin 2024 dhe besohet se United do ta pranojë ofertën e Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here