Harrojeni Barcelonën, Lautaro tek kjo skuadër për 150 milionë euro!

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, është vënë nën radarët e Manchester City të Pep Guardiolës për këtë afat veror të transferimeve, raporton Gazzetta dello Sport.

Mësohet se Guardiola do të ketë një buxhet prej 150 milionë eurosh për ta bërë të mundur këtë transferim pasi kërkojnë që ta mposhtin Liverpoolin në sezonin e ardhshëm.

Lautaro deri më tani ka qenë një objektiv i Barcelonës mirëpo shifra prej 150 milionë eurosh do të bindte edhe Neroazzurët për ta lënë atë të lirë të transferohet në Etihad Stadium.

Lautaro tek City do të gjente bashkëkombasin e tij, Sergio Aguero, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here