Milan përfiton nga kriza: Rosonerët transferojnë tre yje për 50 milionë euro

Milani mund të përfitojë nga kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi, duke transferuar tre yjet e Eintracht Frankfurt.

Coronavirusi ka goditur financat e klubeve dhe Milani kërkon të përfitojë nga kjo mundësi.

Eintracht Frankfurt është në krizë dhe gjermanët janë të gatshëm të shesin Kevin Trapp, Evan N’Dicka dhe Filip Kostic.

Kostic i cili ka shënuar 12 gola dhe 18 asistime në këtë sezon do ti kushtojë Rosonerëve 30 milionë euro, ndërsa mbrojtësi N’Dicka rreth 13 milion euro.

Për Trapp Milani do të paguaj 7 milionë euro. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja gjermane Bild, e cila shkruan se Rangnick ka dhënë dritën jeshile për transferimin e treshes në San Siro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here