Roma gjen zëvëndësuesin e Dzekos tek gjiganti i Serie A!

Edin Dzeko është pranë përfundimit të karrierës së tij.

Roma duket se ka gjetur pasuesin e tij i cili është sulmuesi i rivalëve të Napolit, Arkadiusz Milik.

Sipas Gazzetta dello Sport, Roma do të tentojë që këtë verë të transferojë polakun për të përforcuar skuadrën e cila po kalon një formë aspak të mirë kohëve të fundit.

Nga ana tjetër Edin Dzeko përfitet se mund të largohet këtë verë nga Roma ku për të interesim ka shfaqur skuadra e Interit.

Nga ana tjetër transferimi i Milik mund ti kushtojë skuadrës romane diku rreth 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here