Zyrtare: Milan transferon mbrojtësin e gjigantit spanjoll!

Milan ka deklaruar tani edhe zyrtarisht që ka arritur transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Simon Kjaer për një shifër prej 3,5 milionë eurosh.

Një deklaratë nga website zyrtar i Milanit konfirmoi që Kjaer ka nënshkruar me Rossonerët një kontratë deri në qershor të 2022.

31 vjeçari erdhi në San Siro në janar nga Sevilla për të zëvëndësuar mbrojtësin Mattia Caldara i cili u rikthye tek Atalanta.

Qysh prej atëherë ka zhvilluar 13 ndeshje me Milanin duke u shndërruar në një lojtar kyç në formacionin e Piolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here