Conte e ka vendosur, këta janë dy yjet e skuadrës që do largohen nga Inter!

Trajneri i Inter, Antonio Conte do të preferonte shitjen e Marcelo Brozovic dhe Milan Skriniar sesa atë të Lautaro Martinez, raporton e përditshmja Tuttosport.

Inter është e gatshme ta shes kroatin Brozovic ose sllovakun Skriniar për një shifër prej rreth 60 milionë eurosh gjë që do të sillte një shumë të madhe parash në arkat e Neroazzurëve.

Conte e dëshiron Lautaro Martinez në skuadër por nga ana tjetër ka nevojë për fonde dhe kjo është arsyeja pse dy yjet e skuadrës do të nxirren në shitje këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here