Gati shkëmbimi spektakolarë: Ylli i Cityt te Interi, dy yjet e Neroaxurëve në Etihad!

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se sulmuesi i Manchester Cityt këtë verë mund të transferohet në Serie A.

Gabriel Jesus nuk është i kënaqur me statusin e tij në Etihad dhe është i gatshëm të ndryshojë skuadër dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.

Nga ana tjetër Guardiola është i interesuar për Lautaro Martinez dhe Milan Skriniar, prandaj mediat raportojnë se Inter dhe City po përgatiten për një shkëmbim spektakolarë mes tyre.

Manchester City do të ketë në dispozicion një buxhet të lartë për merkaton e verës dhe synojnë transferimin e Lautaros dhe Skriniarit. Qytetarët janë të gatshëm që në ofertë përveç parave ta përfshijnë edhe kartonin e Gabriel Jesusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here