Lille dhe Napoli larg arritjes së një marrëveshjeje për Osimhen!

Përderisa Lille konfirmoi që sulmuesi i saj Victor Osimhen do të largohet këtë verë, Napoli është stresuar pasi që mendon se duhet të rifillojë negociatat për shkak se futbollisti ka ndërruar agjent.

Sot në një intervistë të dhënë për mediat, menaxheri i përgjithshëm i Lille, Marc Ingla raportoi që futbollisti është shumë pranë largimit nga skuadra franceze.

Sky Sport Italia raportoi se një marrëveshje prej 60 milionë eurosh ishte shumë pranë arritjes mirëpo tani mbetet e paqartë a vlen kjo gjë pasi Osimhen është bërë me agjent të ri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here