Një futbollist i shkëlqyeshëm: Sergino Dest te gjiganti italian për 20 milionë euro

Mbrojtësi i krahut të djathtë Sergino Dest është pranë transferimit te gjiganti italian.

Mediat italiane raportojnë se Ajax është i gatshëm ta shesë 19-vjeçarin nëse në adresë të klubit arrin oferta prej 20 milionë eurove dhe Juventus është skuadra e interesuar për të.

Sarri nuk është i kënaqur me paraqitjet e Danilos dhe ka kërkuar nga Agnelli një përforcim për krahun e djathtë dhe Paratici ka piketuar Dest si përforcimin ideal.

Dest rrjedh nga akademia e Ajax, ndërsa luan për përfaqësuesen e Amerikës. Këtë sezon ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënuar dy gola si dhe gjashtë asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here