PSV rikthen Rodriguez tek Milan!

Ricardo Rodriguez është rikthyer tek Milan pasi skuadra holandeze e PSV Eindhoven vendosi mos ta blejë kartonin e mbrojtësit të majtë.

PSV e huazoi Rodriguez në janar me një opsion blerjeje me një shifër prej 4 milionë eurosh në fund të këtij sezoni.

Megjithatë ai zhgënjeu kur për 6 ndeshje të zhvilluara nuk shënoi asnjë gol dhe gjithashtu nuk asistoi asnjëherë për shokët e skuadrës.

27 vjeçari tani është rikthyer në Milano edhe pse tani nuk mund të luajë në ndeshjet e mbetura të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here