United i tregon çmimim Interit për Sanchez!

Manchester United i ka komunikuar skuadrës së Inter që do ta shes sulmuesin e saj, Alexis Sanchez, vetëm për një çmim prej 20 milionë eurosh.

Sanchez po kalon një formë të mirë tek Inter me një gol të shënuar dhe 5 asistime që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë.

Sipas Gazzetta dello Sport, kiliani ka bërë mjaftueshëm që të fitojë një vend titullari tek Neroazzurët.

Megjithatë raportohet se United nuk do të pranojë një tjetër huazim për të dhe nëse duan blerjen përfundimtare të kartonit të tij duhet që të paguajnë 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here