As Inter, e as Benevento: Mandzukic te klubi i njohur italian për dy sezonet e ardhshme

Mario Mandzukic rikthehet në Serie A.

Por kroati nuk do ti bashkohet Beneventos, e as Interit siç është raportuar së fundmi.

Siç raporton SportItalia, Mario Mandzukic do të transferohet te Fiorentina. Kroati ka marrë ofertë prej 3 milionë eurove në sezon dhe kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Mandzukic ishte pjesë e Juventusit nga viti 2015 deri në vitin 2020 dhe ka shënuar 44 gola me fanellën e Zonjës së Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here