Dzeko largohet nga Roma, skuadrat e mëdha italiane fërkojnë duart!

Edin Dzeko me shumë mundësi do të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni, raporton Corriere dello Sport.

Edhe pse vitin e kaluar nënshkroi një kontratë dy vjeçare, pamundësia për tu kualifikuar në Champions League i ka lënë Giallorosët me fonde të zvogëluara dhe largimi i boshnjakut duket i pashmangshëm.

Raportohet se paga e lartë e futbollistit nuk mund të paguhet më dhe kjo gjë ka ringjallur interesimin e skuadrave të Inter dhe Juventusit për një transferim të boshnjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here