Lazio transferon futbollistin e Real Madrid!

Lazio raportohet se është ofruar shumë me Real Madrid për transferimin e qendër sulmuesit Borja Mayoral, raporton Sky Sport Italia.

23 vjeçari ka dalë nga akademia e madrilenëve por qysh prej 2016 ka qenë i huazuar tek Wolfsburg ndërsa që dy vite luan tek Levante.

Ai shënoi 8 gola në 33 ndeshje të La Liga këtë sezon dhe ka një kontratë deri në qershor të 2021.

Pikërisht fundi i kësaj kontrate po i jep shpresë Lazios që do ta arrijë një transferim të tillë dhe kualifikimi në Champions League do ti rriste ndjeshëm fondet e klubit në merkato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here