Luka Jovic, betejë e ashpër për të në Itali!

Napoli dhe Milan nuk kanë hequr dorë nga ideja për të nënshkruar me Luka Jovic të Real Madrid, raportojnë mediat italiane.

Rossonerët kanë disa janë që po përfiten për transferimin e sulmuesit serb mirëpo pritet ardhja në krye të detyrës e Ralf Rangnick i cili do të vendos edhe pse Zlatan Ibrahimovic vështirë se do të qëndrojë pas këtij sezoni.

Mirëpo edhe Napoli është në garë për sulmuesin i cili Real Madridit i ka kushtuar plot 60 milionë euro verën e kaluar kur u transferua nga skuadra gjermane e Eintracht Frankfurt.

22 vjeçari është vënë në radarët edhe të skuadrave angleze të Chelseas dhe Leicester City dhe së fundmi interesim për të ka shfaqur edhe Hertha Berlin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here