Milan në telashe, plani Rangnick dështoi!

Milan ka filluar të hasë në telashe sa i përket çështjes së ardhjes së Ralf Rangnick pasi skuadra e Red Bull Salzburg i ka kërkuar 8 milionë euro për ta liruar gjermanin nga kontrata.

Tashmë publikisht dihet që Milan po negocionte me 62 vjeçarin që ai të drejtojë Milanin për sezonin e ardhshëm duke i dhënë leje që të kontrollonte edhe merkaton e kësaj vere por tani skuadra austriake ka kërkuar një dëmshpërblim prej 8 milionë eurosh.

Sipas Gianluca Di Marzio kjo gjë është një pengesë shumë e madhe pasi që shuma e kërkuar edhe duhet të paguhet pasi që gjermani ka qenë në krye të kësaj skuadre.

Forma e mirë që po tregon tani skuadra e Piolit ka rritur presionin tek Ivan Gazidis për të mos sjellur gjermanin në San Siro sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here