Juventus vjen me një transferim perfekt të talentit të Bundesligës!

Juventus është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e futbollistit të Hertha Berlin, Lazar Samardzic, raporton Sky Sport Italia.

Mesfushori me tipare sulmuese i cili është vetëm 18 vjeçar bëri këtë sezon debutimin e tij për skuadrën nga kryeqyteti gjerman dhe po shikohet nga të gjithë si një ‘xhevahir’ i skuadrës së Herthas.

Juventus nuk ka humbur aspak kohë dhe ka filluar bisedimet për transferimin e tij sa më shpejtë që të jetë e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here