Lacazette tek gjiganti italian!

Raportimet në Itali dhe Francë deklarojnë që Juventus ka hapur negociatat përfundimtare për transferimin e sulmuesit të Arsenal, Alexandre Lacazette.

Edhe pse Arkadiusz Milik dhe Edin Dzeko ishin top objektivat për Juventusin, ‘Zonja e Vjetër’ po tenton që ta sjellë në Allianz Stadium edhe sulmuesin e ‘Topçinjëve’.

Akoma nuk dihet se me çfarë çmimi do të kryhet ky transferim por Arsenal në 2017 pagoi plot 53 milionë euro për 29 vjeçarin kur e bleu nga Olympique Lyonnais.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here