Marrëveshja është arritur: Cristiano Ronaldo rikthehet në Angli, por jo te United!

E përditshmja spanjolle Don Balon, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se fondi arab që është pranë blerjes së Newcastlen dëshiron Cristiano Ronaldon.

Don Balon, shkon më tej duke shkruajtur se Newcastle dhe Ronaldo kanë akord për një marrëveshje 2-vjeçare.

Portugezi pritet të përfitojë një shumë të lartë, e cila nuk bëhet e ditur. Në kontratë thuhet se ka një klauzolë që ia mundëson Ronaldos largimin në rast se gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.

Ronaldo ka luajtur edhe më parë në Premier League me fanellën e Manchester United.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here