Oferta e fundit, Barca ofron 70 milionë dhe dy yjet e saj për Lautaron!

Barcelona po planifikon ti ofrojë 70 milionë euro dhe shërbimet e Junior Firpo dhe të Arturo Vidal për të siguruar kartonin e sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez.

Katalanasit janë të vendosur për transferimin e argjentinasit i cili ka një kontratë deri më 2023 me skuadrën e Inter.

22 vjeçari është një lojtar shumë i pëlqyer nga Barce dhe pikërisht oferta e fundit tregon sa seriozë janë blaugranat në këto bisedime pasi dy lojtarët e ofruar nga ata pëlqehen tej mase nga trajneri i Inter, Antonio Conte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here