Dani Parejo i Valencias do të largohet vetëm për ndonjë transferim tek skuadra si Villareal, Atletico Madrid, Sevilla, Real Madrid ose Barcelona, raporton AS.
I nxjerrë në shitje të premten, futbollisti që ka zhvillaur plot 400 ndeshje me Valencian po kërkon një skuadër ku mund të marrë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Çmimi i tij mendohet që sillet diku tek 10 milionë eurot.