Barca me trajner të ri para ndeshjes me Napolin!

Lojtarët e Barcelonës kanë shprehur dëshirën që drejtimin e stolit ta marrë Patrick Kluivert para ndeshjes në Champions League kundër Napolit.

Quique Setien mori postin e tij në gjysmën e sezonit dhe në ndeshjen e parë arriti një barazim 1-1 kundër napolitanëve në Sao Paolo.

Tani katalanasit humbën titullin e tyre në La Liga nga rivalët e Real Madrid dhe Setien me shumë mundësi që do të humbasë vendin e tij të punës si trajner i katalanasve.

Kluivert aktualisht është drejtor i akademisë së Blaugranave kështu që nënshkrimi me të nuk paraqet ndonjë problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here