Lautaro tek Barcelona, Dzeko tek Inter!

Inter është shumë e interesuar për transferimin e Edin Dzekos por nuk do të ndërmarrë asnjë veprim pa mësuar të ardhmen e Lautaro Martinez, raporton Sky Sport Italia.

Neroazzurët akoma nuk kanë përgatitur një ofertë për boshnjakun pasi duan ta dinë me siguri të ardhmen e Lautaro Martinez.

Argjentinasi është shumë i kërkuar nga Barcelona mirëpo katalanasit nuk kanë mundësi të paguajnë të gjithë shumë e kërkuar nga Inter.

Nga ana tjetër Antonio Conte e pëlqen shumë lojën e Edin Dzekos dhe në rast transferimit të Lautaros në Camp Nou atëherë Dzeko do të jetë zëvëndësuesi i tij tek Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here