Mario Gotze në Serie A!

Mario Gotze mund të transferohet në Serie A pasi Fiorentina po shqyrton mundësitë për transferimin e tij, raporton Corriere dello Sport.

Gjermani tani është lojtar i lirë pasi u largua nga Borussia Dortmund dhe mund të transferohet tek klubi Viola për tu ribashkuar me Frank Ribery me të cilin ka luajtur bashkë tek skuadra e Bayern Munich.

Gotze i cili po kërkohet edhe nga Sevilla ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën jashtë Bundesligës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here